Pas shkrimit të publikuar në Opinion.al se Lulzim Basha është kërcënuar dhe janë shtuar masat e sigurisë për jetën e tij, ka reguar Garda e Republikës. Edhe pse Garda (në varësi të Ministrisë së Brendshme) pranon se është përforcuar eskorta e liderit të PD, nuk jep detaje për shkaqet, por e lidh me afrimin e fushatës elektorale.
Balkanweb që i referohet burimeve nga Garda, shkruan se “këto masa janë normale dhe të parashikuara në ligj në nisje të çdo fushate elektorale”.
Duke e konsideruar regjistrimin e partive politike në KQZ si hapin e parë të çeljes së fushatës, Garda ka shtuar masat e sigurisë ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare, pavarësisht se Partia Demokratike nuk është regjistruar në zgjedhje.
Burimet gjithashtu theksuan se mbrojtja ndaj kreut të opozitës shtohet edhe në rast tensionesh apo një sinjali, qoftë ky mediatik që prek kreun e opozitës, por në këto raste shtimi i masave është i përkohshëm.
Ne link, shkrimi i plote ne opinion.al: Kush po e kercenon Bashen?