Mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 21:00, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion”.
Lideri i opozitës vjen në emisionin e sotëm në një kohë kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa partitë kanë nisur fazën e fundit të përgatitjeve.
Përballë panelit të gazetarëve, Basha do të flasë për zhvillimet e fundit politike në vend, raportet me aleatët zgjedhorë si dhe për retorikat e ashpra me mazhorancën./Opinion.al