Në tregjet ndërkombëtare, nafta ka pësuar një rënie drastike që pak është ndjerë në tregun e brendshëm shqiptar.
Kjo duket se ka nxitur edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të reagojë përmes rrjeteve sociale, duke fajësuar për këtë situatë Qeverinë.
“Pa koment nga buletini i hajdutërisë qeveritare: Ja renditja e vendeve me naftën më të shtrenjtë për ditën e sotme. Shqipëria e para në Ballkan, e gjashta në Europë”, shkruan Basha.
Kreu i opozitës e shoqëron këtë reagim me dy tabela, njëra që tregon çmimin e naftës në Ballkan dhe tjetra në gjithë Europën. Në Ballkan, vendi ynë me çmimin 1,217 për litër kryeson listën, ndërsa në Europë radhitet i gjashti pas Maltës, Britanisë së Madhe, Norvegjisë, Islandës dhe Italisë.