Aktualitet

Lule, verore dhe këngë,si e uruan personalitetet e politikës Ditën e Verës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:27 - 14/03/21 |
Opi Nion

14 Marsi shënon sot Ditën e Verës për të gjithë shqiptarët. Personalitete të politikës kanë ndarë këtë mëngjes mesazhe urimi për qytetarët e Elbasanit, qyteti simbol i kësaj feste dhe jo vetëm.

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar:“Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës!”, shkruan Meta.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një këngë të njohur me të cilën identifikohet qyteti i Elbasanit për të uruar qytetarët për Ditën e Verës. “Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një fotoje me lule e verore, ka shkruar: “Gëzuar ditën e verës qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!’- shkruan Basha.

 

 

Pas