Ben Blushi ka ironizuar me lajmin se Vangjush Dako ka premtuar se do të punësojë Lul Berishën në Bashki. Sipas tij është e kundërta, Lul Berisha ka punësuar Gjushin.
Blushi thotë se ky është standardi që ka vendosur Edi Rama për të kriminalizuar parlamentin dhe politikën.
Statusi i plotë i themeluesit të Libra-s
“Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në Parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes!”