Rusia është në gjendje ta kryejë vetë operacionin e saj në Ukrainë, askush nuk po na kërkon të ndërhyjmë.
Kështu deklaroi lideri bjellorus, Alexander Lukashenko, i cituar nga Tass, duke marrë një intervistë në TV japonez. Lukashenko më pas nënvizon se Minsku ruan neutralitetin e tij në lidhje me ngjarjet në Ukrainë, por gjithashtu shpjegon se pala bjelloruse kishte qenë e gatshme të vendoste forcat e saj kufitare midis Donbasit dhe Rusisë, një nismë e cila megjithatë u refuzua nga Kievi. “Unë bëra gjithçka për të shmangur luftën, por nuk ishte e mundur. Pse? Sepse Perëndimi shtyu për këtë luftë,” tha ai./Opinion.al