Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi se nuk po planifikon të mobilizojë rezervistët e tij.
“Mobilizimi është në Rusi… Nuk do të ketë mobilizim këtu,” tha Lukashenko.
Deklarata e tij vjen pasi Vladimir Putin tha se 300,000 rezervistë rusë do të dërgoheshin në Ukrainë.
Kujtojmë se, Rusia është mbështetësi kryesor i Bjellorusisë dhe fqinjët janë pjesë e një “shteti bashkimi” pa kufij.
Bjellorusia kufizohet me Ukrainën veriore dhe ka shërbyer si një stacion për trupat, raketat dhe avionët rusë./Opinion.al