Lukaku ka mposhtu i vetëm Bolonjën mbrëmjen e sotme. Blegu ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke shënuar dy gola për Interin.
Një fitore e merituar për ekipin nga Milano që ende vijon te ecë me hap kampioni në këtë kampionat të Serie A që sa vjen e bëhet më i bukur.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me një ritëm shumë të ulët, ku të dyja ekipet më shumë studiuan njëra-tjetrën. Në pjesën e dytë vendasit kaluan në avantazh me Sorianon, por në minutën e 75 të takimit Lukaku i besoi deri në fund një rrëmuje në zonë duke e ndjekur topin deri pranë vijës fatale nga ku e ktheu në rrjetë.
Ky gol i riktheu besimin ekipit zikaltër që u hodh i gjithi në sulm dhe në minutën e parë shtesë fitoi një 11 metërsh, i cili u kthye në gol nga Lukaku./ Opinion.al