Maratona e Tiranës, për të dytin vit radhazi ka bërë pjesë të saj plot 2500 garues, mes të cilëve emra të njohur të sportit, politikës, artit dhe fushave të ndryshme të jetës. Edicionin i dytë i këtij aktiviteti sportiv ka qenë në një nivel europian dhe botëror.
Mes fituesve, e para për femra në Kategorinë e Gjysmëmaratonës, pra 21 km, ishte kampionia e atletikës shqiptare, Luiza Gega, e cila përmirësoi rekordin kombëtar këtë vit me 9 minuta: “Jam shumë e kënaqur me rezultatin e arritur. Në fakt, mendoja se do ta thyeja me rreth 6 minuta rekordin, por bëra edhe më mirë dhe theva me 9 minuta rekordin kombëtar. Më vjen shumë mirë për këtë gjë”,- tha Luiza Gega për mediat.