Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luiza Gega: Të pretendosh medalje ari për Shqipërinë është shkallim elektoral

2016/08/17 at 12:20 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Luiza Gega rrëfen zhgënjimin pas medaljes: Nuk kisha as uniformë…

Luiza Gega ishte, pa dyshim, shpresa e Shqipërisë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Rio. Vetëm pak kohë më parë ajo mori titullin e Nënkampiones së Evropës në Atletikë, ndaj dhe të gjithë shpresonim një tjetër sukses. Megjithatë nuk ndodhi kështu; Luiza u rendit e 16­ta, nga 18 sportistë që konkurronin në garën e 3.000 metrave me pengesa.


Atletja rrëfen se nuk është zhgënjyer nga ky rezultat dhe se ka marrë mbështetjen e të gjithë atyre që marrin vesh nga sporti. Mjaft e ashpër ka qenë edhe me ata që e kanë akuzuar se mashtronte për dëmtimin që ka pasur, duke thënë se atyre që iu dhimbset Shqipëria të merren me sport dhe jo me fjalë.

E në fund nuk lë edhe njëherë pa përmendur vështirësitë e një atleteje në vendin tonë. Ndaj për Luizën, të pretendosh për medalje ari në Lojërat Olimpike është një absurditet…

Si ishte për Luizën pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, u zhgënjyet nga rezultati juaj?

Jo, s’jam zhgënjyer aspak, unë e tregova veten në Kampionatin Europian, por do të kem gara të tjera plot.

Mendoni se u zhgënjyen shqiptarët, kishin më shumë pritshmëri ndaj teje?

Disa besoj që po, janë zhgënjyer, por ka edhe nga ata që e kuptojnë sportin dhe që nuk janë zhgënjyer, përkundrazi.

Keni dëgjuar komente negative pas Rios, komplet ndryshe nga ato që morët kur fituat titulli nënkampione e Evropës?

Jo, nuk kam pasur komente negative, ndoshta tek­tuk nëpër portale nga njerëz që nuk dinë ç’është sporti, por kam pasur mbështetje të madhe, se unë nuk dola sot, kam vite që jam.

Të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se problemi juaj shëndetësor ka qenë i sajuar pasi e dinit që nuk do të kishit rezultate të mira; si u përgjigjeni këtyre akuzave?

Vërtet ka dhe nga ata që thonë “sajim”. Dua t’u them vetëm këtë: Të bëjnë sport vetë, e meqë iu dhimbset Shqipëria, të mundohen ta nderojnë e jo të merren me llafe! Kisha kohë që e kisha deklaruar që kam dëmtim, që pas kthimit nga Kampionati Evropian. Futuni shihni intervistat e mia e të trajnerit dhe do ta kuptoni se çfarë quhet sajesë dhe e vërtetë.

Pasi e patë nga afër Olimpiadën, si mendoni, sa shanse kanë shqiptarët që të marrin medalje ari në të tilla kompeticione?

Medalje ari? Më parë publiku dhe mediat duhet të marrin informacion shumë më të gjerë mbi atletikën. Më pas të përpiqen të informojnë njerëzit mbi këtë sport, konkurrencën, vështirësinë në stërvitje, pasi nuk të duhet një dhomë, një pedane apo një tapet, të duhet stadium i hapur, i mbyllur, të duhen terrene në natyrë etj. Më pas jam e sigurt që vlerësimi për ne që bëjmë këtë sport do të jetë shumë më i madh. Të thuash medalje ari në një sport ku marrin pjesë 212 shtete, ku nga çdo aktivitet si ky 160 shtete nuk marrin asnjë medalje dhe vetëm 20 shtete në botë marrin medalje ari; shtete të gjitha që kanë investime miliarda euro në atletikë dhe të kërkosh nga ne sportistët që s’kemi pistë tartani e të kërkosh medalje ari është absurde, në momentin më të mirë, të mos themi shkallim elektoral. Gjithsesi mendoj që po të fillojë investim i fortë nga shteti që tani, ku të mos na mungojë asgjë dhe jo gjërat më minimale, them që mbas disa vitesh merret, medalja e arit apo e bronzit, nuk e di, por merret, sepse s’na mungon vullneti apo talenti, na mungojnë kushtet dhe vlerësimi./Enida Himaj-Balkanweb

Etiketa: Luiza Gegamedalje ari


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Video tronditëse/ Ja si i trajton Kina fëmijët që kërkojnë të bëhen yje Olimpik

Video tronditëse/ Ja si i trajton Kina fëmijët që kërkojnë të bëhen yje Olimpik

Soros: Së shpejti nuk do të ketë Europë të bashkuar

Zbulohen dokumentat/ Ja si Soros manipulon zgjedhjet në vendet e BE

Pagat e majme në OSHEE/ Drejtori merr më shumë se Presidenti i Republikës

Pagat e majme në OSHEE/ Drejtori merr më shumë se Presidenti i Republikës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com