Sport

Luiza Gega renditet e dyta në turneun e Mançesterit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 24/01/22 |
Opi Nion

Atletja shqiptare, Luiza Gega është renditur e dyta në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli.

Ky rezultat i ka siguruar asaj një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.

Me kohën 8:47.53, Luiza Gega u rendit në vendin e dytë në eventin e zhvilluar në Angli.

Norma e Botërorit të sallave të mbyllura është 8:49.00, ndërsa Gega është e vetmja përfaqësuese e atletikës shqiptare që shënon një rezultat brenda normave të Botërorit.

Për sa i përket garës së zhvilluar në Mançester, në kilometrin e parë ajo ishte shumë e ngadaltë nga të gjitha garueset, por më pas Luiza Gegës iu desh që ta merrte vetë ritmin për të shënuar një kohë shumë të mirë në fund.

Gega ka arritur ta nisë më së miri sezonin e ri, ndërsa më 4 shkurt do të ketë garën e radhës, në Miramas të Francës, ku do të tentojë edhe të thyejë rekordin kombëtar në këtë disiplinë.

Pas