Atletja Luiza Gega është e para shqiptare që shkon në finalen e Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Tokio. Ajo ka shkëlqyer në garën e 3000 metrave me pengesa dhe u rendit e pesta në baterinë e dytë, me kohën 9:23:85.
32-vjecarja nga Dibra arriti kështu një rezultat shpresdhënës, ndërkohë që në baterinë ku ajo garon u rendit e para atletja amerikane Cornei Frerits./Opinion.al