Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luiza Gega mori pjesë në Superligën turke, e përjashtojnë nga ushtria

2017/06/08 at 11:03 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Luiza Gega mori pjesë në Superligën turke, e përjashtojnë nga ushtria

Luiza Gega respekton parashikimet edhe në garimin e dytë të Superligës turke si sportiste e Fenerbahçes. Pas titullit kampion që i dhuroi një ditë më parë në 3000 m/p, Gega rikonfirmohet si e pathyeshme në pistë në finalen e 1500 m.

Pas një garimi të dominuar plotësisht prej shqiptares, Gega zuri sërish vendin e parë me kohën e përgjithshme 4.09.88. Ndërsa aventura turke uli siparin shkëlqyeshëm, Gega rikthehet sot në aktivitetet kombëtare, ku do të marrë pjesë në kampionatin për të rritur, garat e së cilës do të zhvillohen sërish në “Elbasan Arena”.

Por, përpara nisjes për në Superligën turke, Luiza Gega është ballafaquar me një refuzim nga ana e autoriteteve të Ushtrisë, ku edhe ajo është pjesë e saj, për të marrë pjesë në këtë garë nën siglën e Fenerbahçes. Lajmin e konfirmoi për gazetën “Panorama Sport” trajneri Taulant Stërmasi.

“Ne kemi qenë në grumbullim në Dardhë dhe shefi i Shtabit i kërkoi Luizës të bënte një takim urgjent me komandantin. Luiza zbriti nga grumbullimi dhe e bëri takimin me komandantin me temë bisede ikjen nga Shqipëria me Fenerbahçen e Turqisë. Ky ishte një informacion që kishin marrë nga media e shkruar dhe vizive.

Në bisedën e zhvilluar ju shpjegua që nuk ka lidhje ajo që është shkruar e konceptuar dhe se Luiza do të jetë anëtare e ekipit kombëtar dhe e klubit Tirana.

Më pas iu kërkua t’i bëhej një shkresë Shtabit të Përgjithshëm për situatën. Dhe kështu ndodhi, situata iu shpjegua edhe një herë tjetër. Shkresa u bë në prezencë me shefin e personelit të Policisë Ushtarake.

Ndërkohë 7-8 ditë më vonë njoftohemi se duhet të bëjë kërkesën në formatin e miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm. U ribë kërkesa përcjellëse bashkë me informacionin e mëparshëm dhe iu ridërgua Shtabit të Përgjithshëm.

Por, më datën 30 maj Luiza njoftohet me SMS nga shefi i personelit se kërkesa nuk është miratuar për të marrë pjesë me Fenerbahçen, pra për të garuar në Turqi.

Nuk pati kohë që Luiza të shkonte për të tërhequr shkresën, gjë të cilën do ta bëjë sapo të mbërrijë në Tiranë”, zbuloi trajneri Stërmasi. Sakaq, i pyetur se kush është motivacioni i refuzimit të kërkesës, Stërmasi sqaroi: “Realisht nuk e dimë, ndaj dhe donim të lexonim kërkesën.

E përsëris që sapo të zbresim në Tiranë së bashku me Luizën ne do të zhvillojmë një takim te Policia Ushtarake. Nuk e dimë që është përjashtuar. Shkelja e urdhrit për ushtrinë është përjashtim apo jo?”.

Trajneri Stërmasi bëri edhe një koment për konkurrimin e radhës në Superligën turke. “Edhe sot (dje) doli e para në 1500 metra. Ka bërë një finish të jashtëzakonshëm, një supergarë. 400 m e fundit ishin super duke shënuar kohën 4.09.88. Kundërshtare e Gegës ishte atletja keniane, e cila hyri për normë. /Panorama Sport

Etiketa: forcat e armatosuraLuiza Gegasuperliga turke

Ju sugjerojmë

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës
Te Fundit

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

4 Qershor, 2025 4:14 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Para
Debati për Sheshin Skenderbej, Veliaj ka një përgjigje për skeptikët

Debati për Sheshin Skenderbej, Veliaj ka një përgjigje për skeptikët

Në shtëpinë e Lavdërimit, shqiptarit në ISIS

Vrasja e Lavdërim Muhaxherit, ja çfarë thotë Policia e Kosovës

Video/ Basha bëhet nostalgjik, tregon njohjen me Aurelën (video)

Video/ Basha bëhet nostalgjik, tregon njohjen me Aurelën (video)

TE FUNDIT

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
4 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt...

Lexo më shumë

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
4 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve...

Lexo më shumë

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
4 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vijim do të caktojë datën...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com