Aktualitet

Luiza Gega: Kam pasur oferta nga shtete të tjera, por e dua këtë vend



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 23/08/22 |
Opi Nion

E emocionuar, në aktivitetin e mbajtur në nder të saj atletja shqiptare kampione e Europës Luiza Gega tha se ka pasur shumë oferta për të vazhduar me vende të tjera, por theksoi se e do shumë Shqipërinë dhe se ka besuar se vendi jonë do të ndryshojë.

Ajo pati dhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë që ishte  është kurrë vonë, dhe nëse punon, mund t’ja dalësh.

 ‘Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa unë them, por vendosa që mos të dorëzohem kam pasur dhe oferta për të vazhduar me shtete të tjera, por e kam dashur këtë vend dhe kam besuar se do të vijojë një ditë që vendi jonë do të ndryshojë. Ne kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar por kemi ecur shumë përpara. Siç flasim për ligjin e sportit, mbështetjen e bashkisë e KOKSH. Janë këto faktorë që mbështesin sportistët dhe them si nuk jam dhe një herë 20 vjeç ti kisha këto kushte. Nuk është kurrë vonë nëse do të punosh dhe do t’ja dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Munihut.’- u shpreh Luiza Gega.

Pas