Luiza Gega ka dalë e para në garën e krosit Ballkanik, zhvilluar të shtunën në Bullgari, ku kaloi finishin në kohën 27 minuta e 16 sekonda.
Gega ishte thuajse gjysmë minuti më e shpejtë se ndjekësja më e afërt, bullgarja Devora Avramova, në një garë me gjatësi 8 km, e zhvilluar në një terren të vështirë./Opinion.al