Dita e sotme do të risjellë reshjet në vendin tonë, fillimisht në jug dhe më pas në gjithë vendin. Megjithëse paraditja e sotme u karakterizua nga moti i kthjellët, mbrëmja do të sjellë vranësira dhe reshje që do të zgjasin edhe ditën e nesërme.
Nga ana tjetër, temperaturat janë rritur duke u luhatur nga 6 deri në 26 gradë celsius. Edhe në vendet e tjera të Europës moti vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta në veri, qendër dhe zonat lindore, por vranësira të fuqishme dhe shira mesatarë deri intensivë, do të ketë jugu i kontinentit, kryesisht pellgu mesdhetar, me shirat që do të vijnë drejt brigjeve të Ballkanit.
Temperaturat sot rriten lehtë në gjithë Europën, por më e ndjeshme kjo rritje do të jetë në Mesdhe, me Sardenjën dhe Sicilinë në krye, ku temperaturat do të shkojnë deri në 28°C./Opinion.al