Agjencitë e OKB-së dhe partnerët e saj po pezullojnë operacionet humanitare në Ukrainë.
Shkak për këtë është bërë përkeqësimi i situatës dhe luftimet në Ukrainë.
“OKB-ja dhe partnerët e saj do të ruajnë praninë e tyre në të gjithë vendin dhe do të rifillojnë punën “pasi të përmirësohet situata”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Në orët e fundit, përleshjet mes ukrainasve dhe trupave ruse janë intensifikuar, me këto të fundit që kanë marrë kontrollin e qytetit të dytë më të madh në vend, Kharkivin./Opinion.al