Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, cilat janë objektivat e para të politikës së jashtme të Trumpit

2024/11/12 at 4:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, cilat janë objektivat e para të politikës së jashtme të Trumpit

Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Amerikën të parën, Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk ka dhënë detaje për politikën e jashtme të administratës së tij të ardhshme.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, bisedat e tij të para me udhëheqës ndërkombëtarë pas fitores në zgjedhje, tregojnë se ai synon të përmbushë zotimet për t’i dhënë fund shpejt konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe agresioni rus në Ukrainë, do të jenë objektivat e parë të politikës së jashtme të Uashingtonit kur zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Asgjë nuk do të më pengojë të mbaj premtimet e mia. Ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt, të fortë, të begatë, të fuqishme dhe të lirë përsëri”, tha Presidenti i zgjedhur Trump.

Mandati i tij fillon më 20 janar, por ai tashmë ka folur me udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Moska mohon njoftimet se zoti Trump ka folur edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti i zgjedhur Trump bëri fushatë duke u zotuar për t’i dhënë fund shpejt luftrave. Analistët thonë se ai do që të japë rezultate sa më shpejt.

“Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, mendoj se në disa mënyra, mesazhi do të jetë ‘nxitoni dhe përfundoni këtë luftë’. Mesazhi për Ukrainën, do të jetë ‘stop’”, thotë analisti Charles Kupchan.

Zoti Trump nuk ka shpjeguar asnjëherë se si do të ndalojë luftërat, por shpesh kritikon ndihmat amerikane prej miliarda dollarësh që shkojnë në Ukrainë. Një fund i shpejtë i luftës mund të nënkuptojë lëshime të mëdha nga Kievi, diçka që Presidenti Zelensky thotë se nuk ka gjasa të ndodhë.

“Ne duam një fund të drejtë të kësaj lufte. Jam i sigurt se një përfundim i shpejtë i luftës do të thotë humbje”, thotë Presidenti Zelensky.

Me dërgimin e ushtarëve nga Koreja e Veriut për të ndihmuar Moskën, lufta në Ukrainë mund të ketë implikime më të gjera gjeopolitike, në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në Gadishullin Korean.

Presidenti i zgjedhur Trump duhet të merret gjithashtu me Izraelin, i cili duket i përqëndruar në arritjen e qëllimeve maksimaliste dhe jo në një armëpushim, jo vetëm me Hamasin në Gazë, por edhe me Hezbollahun në Liban, frontin e dytë të luftës. Të dy grupet kanë mbështetjen e Iranit.

“Ne e shohim kërcënimin iranian të pranishëm në të gjithë elementët e tij dhe rrezikun që ai paraqet. Ne shohim gjithashtu mundësitë e mëdha përpara Izraelit në fushën e paqes dhe zgjerimit të tij”, thotë Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit.

Presidenti i zgjedhur Trump premtoi të jetë i ashpër në tregti, veçanërisht kundër Kinës. Në mesazhin e urimit drejtuar zotit Trump, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për lidhje “të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme”.

“Xi Jinping vuri në dukje se historia ka treguar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga bashkëpunimi dhe vuajnë pasoja nga konfrontimi”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Presidenti i zgjedhur Trump premtoi gjithashtu se do të godasë emigracionin, duke u zotuar se do të dëbojë masivisht emigrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Të hënën, ai emëroi Tom Homanin, i cili ka shërbyer si drejtor i agjencisë me përgjegjësinë për zbatimin e ligjeve për emigracionin (ICE) , si personin përgjegjës për emigracionin në administratën e ardhshme. /VOA

Ju sugjerojmë

Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE
Aktualitet

Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE

16 Maj, 2025 11:14 am
Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…
Aktualitet

Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…

16 Maj, 2025 11:08 am
‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja
Aktualitet

‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja

16 Maj, 2025 11:04 am
Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama
Aktualitet

Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama

16 Maj, 2025 10:54 am
Samiti Politik Evropian/ Spiropali pret në Kryesinë e Kuvendit presidenten e PE
Aktualitet

Samiti Politik Evropian/ Spiropali pret në Kryesinë e Kuvendit presidenten e PE

16 Maj, 2025 10:45 am
Shqipëria do jetë pjesë e BE në 2030?/ Kallas: Vendi po bën progres me reformat
Aktualitet

Shqipëria do jetë pjesë e BE në 2030?/ Kallas: Vendi po bën progres me reformat

16 Maj, 2025 10:33 am
Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putinit!
Aktualitet

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putinit!

16 Maj, 2025 10:30 am
Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit
Aktualitet

Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit

16 Maj, 2025 10:18 am
Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja
Rajoni

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja

16 Maj, 2025 10:02 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Aktualitet

Tiranë/ Vetëvritet brenda automjetit një 38 vjeçare, policia po sqaron rrethanat

16 Maj, 2025 9:59 am
Para
Jep dorëheqjen kryepeshkopi i Kishës Angleze, mbrojti mikun e tij që abuzoi seksualisht me qindra fëmijë

Jep dorëheqjen kryepeshkopi i Kishës Angleze, mbrojti mikun e tij që abuzoi seksualisht me qindra fëmijë

VIDEO/ 18-vjeçari shqiptar aksidentohet me motor në Athinë, humb jetën në vend

VIDEO/ 18-vjeçari shqiptar aksidentohet me motor në Athinë, humb jetën në vend

Humbi kontaktet me familjen për dy ditë, gjendet në Babrru 15-vjeçari nga Shkodra

Humbi kontaktet me familjen për dy ditë, gjendet në Babrru 15-vjeçari nga Shkodra

TE FUNDIT

Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE

Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE
16 Maj, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik Europian, i cili u prit nga kryeministri Rama. Në...

Lexo më shumë

Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…

Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…
16 Maj, 2025

Presidentja Vjosa Osmani, mbërriti në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian. Menjëherë pas mbërritjes, Osmani është është shprehur se...

Lexo më shumë

‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja

‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja
16 Maj, 2025

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa pjesëmarrëse në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, paralajmëroi sanksione të reja për Rusinë....

Lexo më shumë

Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama

Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama
16 Maj, 2025

Sot po mbahet në Shqipëri Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Europian, për të cilin do të mblidhen në Tiranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com