Bota

Luftë me Rusinë dhe betejë politike me njëri-tjetrin, Klitschko përplaset me Zelenskyn



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:54 - 27/11/22 |
Opi Nion

Duket se përveç agresionit rus, në Ukrainë ka filluar beteja politike e ndaj njëri-tjetrit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko lidhur me masat e marra për të ndihmuar banorët që të përballojnë ndërprerjet e energjisë elektrike.

Lëtyre kritikave Klitschko iu është përgjigjur nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, duke thënë se janë të pa kuptimta dhe se nuk do që të përfshihet në përplasje politike në situatën aktuale ku ndodhet Ukraina për shkak të luftës.

Kryetari i bashkisë së Kievit tha se 430 “qendra ngrohjeje” po ndihmonin banorët të përballonin efektet e sulmeve ruse në termocentrale dhe më shumë se 100 të tjera ishin planifikuar në rast të kushteve ekstreme të motit.

“Nuk dua të përfshihem në beteja politike, veçanërisht në situatën aktuale. Kjo është e pakuptimtë. Kam gjëra për të bërë në qytet”, tha Klitschko në një video të postuar në Telegram./ Opinion.al

Pas