-Teknologji

Lufta tregtare SHBA-Kinë, “dobësohet” Samsung


               Publikuar në : 14:53 - 31/07/19 |
el ida

Gjiganti Samsung Electronics ka regjistruar humbje të mëdha në tremujorin e dytë të këtij viti, duke shënuar kështu dhe rënien më të madhe të të ardhurave.

Në një deklaratë zyrtare kompania koreano-jugore, më e madhja në botë për smartphone thotë se dobësimi vijoi në tremujorin e dytë, pavarësisht rritjes së lehtë të kërkesës për telefonat Samsung, teksa shtoi se nga shtatori pritet që fitimet të rriten për shkak të lançimit në treg të modelit të ri Samsung Galaxy Fold.

Kompania njoftoi se fitimet ranë me 56%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa ekspertët thonë se rezultatet reflektojnë një ngadalësim në tregun e smartphonëve, që i dedikohet, sipas tyre, luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Në krahun tjetër, konkurenti Apple po shënon fitime në këtë tremujor, pavarësisht rënies së kërkesave për iPhone. Shitjet e produkteve Apple u rritën me vetëm 1% dhe kjo për shkak të rënies së shitjeve në Kinë. Por, edhe pse shitjet e iPhone janë frenuar, konsumatorët po blejnë gjithnjë e më shumë shërbimet e kompanisë./Opinion.al

Pas