Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi mbështet Hamasin në luftën kundër Izraelit. Ebrahim Raisi, deklaroi se ‘Nuk ka rrugë tjetër veçse t’i rezistojmë Izraelit, ne puthim duart e luftëtarëve të Hamasit për rezistencën e tyre”.
‘E vetmja zgjidhje për këtë konflikt është rezistenca e vazhdueshme kundër shtypjes izraelite deri në krijimin e shtetit palestinez nga lumi në det’.- deklaroi presidenti iranian, në samitin e liderëve arabë dhe myslimanë që po zhvillohet në Riad.
Sot të gjithë duhet të vendosin se në cilën anë janë,” shtoi ai, duke bërë thirrje për armatosjen e palestinezëve”,-tha Raisi.