Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lufta” për pronën në bregdet: Tre pronarë për të njëjtën sipërfaqe

2019/01/23 at 9:33 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lufta” për pronën në bregdet: Tre pronarë për të njëjtën sipërfaqe

Në vijim të investigimit mbi lëshimin e më shumë se një AMTP-je për të njëjtën sipërfaqe në zonën e Ishmit, Durrës, sonte “Fiks Fare” trajtoi një tjetër rast. Albert Doda, nga fshati Draç i Ishmit, ankohet për mosregjistrimin nga Hipoteka e Durrësit të një sipërfaqeje prej rreth 13.223 m2, që sipas tij e zotëron me dokumentacion të plotë e të ligjshëm.


Këtë pasuri e ka fituar me ligjin 7501. Aktin e marrjes së tokës në pronësi e ka marrë i ati, Ramazani, që në vitin 1992, por deri në vitin 2010 nuk kanë vajtur për ta regjistruar. Në momentin që kanë kërkuar të regjistrojnë pronën, ata kanë hasur në vështirësi, pasi nga Hipoteka i është thënë se për këtë pronë kanë sjellë dokumentacion nga e njëjta komunë edhe dy persona të tjerë.

Gjatë takimit që denoncuesi bën me specialistin e Hipotekës së Durrësit, ai i shprehet se për këtë pronë duhet të përgjigjet dhe të vendosë tjetërkush, pasi tanimë çështja i ka kaluar Prokurorisë. Për këtë, as komisioni nuk mund të shprehet, sepse komisioni në datën 2 shkurt i bashkëngjitet Hipotekës.

Pas takimit me specialistin, denoncuesi takon edhe drejtorin e Hipotekës, i cili pasi e pret, duket të mos e njoh fare rastin e zotërisë dhe gjatë të gjithë kohës pret miratimin e specialistëve për të reaguar. Ai e kalon rastin duke i thënë se kjo çështje i ka kaluar Prokurorisë dhe është kjo e fundit që duhet të shprehet dhe të përfundojë hetimin.

Nga ana tjetër, denoncuesi i tregon se për këtë çështje ka bërë ankesë edhe pranë portalit të bashkëqeverisjes dhe nga përgjigjja që i është kthyer rezulton se, nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, pranë Hipotekës së Durrësit, i janë dërguar 4 shkresa që nga viti 2015 deri në vitin 2018 për t’u shprehur lidhur me këtë pronë dhe kush janë pretendentët.

Por, asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje. Kjo është edhe arsyeja që denoncuesi iu drejtua emisionit “Fiks Fare”, pasi asnjë institucion nuk po arrin t’i kthejë një përgjigje për regjistrimin e pronës, të cilën sipas tij e ka fituar me të drejtë.

Anëtarët e komisionit të ndarjes së tokës: Pronën ia kemi ndarë Ramazan Dodës, babait të Albertit!

“Fiksi” kontaktoi 3 anëtarët e Komisionit të Ndarjes së Tokës, të cilët kanë firmosur në AMTP në vitin 1992. Ata shprehen se, pavarësisht se ka kaluar shumë kohë, e mbajnë mend shumë mirë që kjo pronë i është ndarë nga komisioni i ish-komunës Ishëm, Ramazan Dodës.

Nëse kjo pronë, sipas tyre, i është dhënë dikujt tjetër, atëherë kjo është vjedhje që është bërë nga ana e komunës që ka lëshuar AMPT-të e tjera. Prokuroria duhet të hetojë patjetër. “Për këto toka buzë detit bëhet e gjithë lufta”, përfundon një nga ish-anëtarët e Komisionit të Ndarjes së Tokave./TCH



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Fotolajm/Zv/kryeministri “mat” me një prostitutë, ç’thotë shefi i qeverisë

Fotolajm/Zv/kryeministri "mat" me një prostitutë, ç'thotë shefi i qeverisë

Kamera e fshehtë/I vranë babanë, prokurorja mbyll hetimet: S’më intereson!

Kamera e fshehtë/I vranë babanë, prokurorja mbyll hetimet: S'më intereson!

Befason Robert Berisha: Unë dua Zaiminën

Zaimina ekspozon më tepër seç duhet, 'çmend' Instagramin
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com