Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Ukrainë, thellohet kriza e ushqimeve në botë

2022/04/14 at 9:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lufta në Ukrainë, thellohet kriza e ushqimeve në botë

Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë një krizë botërore për ushqime. Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dëshiron ta parandalojë këtë krizë së bashku me BE-në. Kjo është pothuajse e pamundur.


Ukraina është furnizuesi më i madh me ushqime i Programit Botëror të Ushqimit (WFP). WFP shpërndan ushqime për 125 milionë vetë në mbi 80 vende anembanë botës. Nëse arat në Ukrainë nuk punohen tani, nuk do të ketë korrje dhe eksportet e grurit përmes porteve të Ukrainës do të mbeten të bllokuara për shkak të luftës, situata për shumë shtete dhe zona krize do të bëhet shumë kritike.

Sipas drejtorit të WFP, David Beasley, Afganistani, Egjipti dhe Siria janë veçanërisht të varura nga importet nga Ukraina. Miliona vetë janë në rrezik, paralajmëron ai. Rritja e çmimeve ka shkaktuar mungesa edhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Lindore, tha Beasley pas bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe Francën në selinë e Programit Botëror të Ushqimit në Romë.

“Tani po flasim për një konflikt në shportën e bukës në botë, sepse Ukraina prodhon ushqim për rreth 400 milionë njerëz në mbarë botën”, tha drejtori i programit të OKB-së. Edhe para sulmit rus në Ukrainë, çmimet e karburanteve, ushqimeve dhe plehrave janë rritur tepër. Me përshkallëzimin aktual, po përjetojmë “stuhinë e përsosur”, thotë David Beasley.

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) pret që çmimet e grurit të rriten me 85 përqind në mbarë botën për shkak të një korrjeje të dështuar në Ukrainë. Beasley llogarit se hendeku në financimin për ndihmën e organizatës së tij do të jetë midis tetë dhe nëntë miliardë dollarë në vit për shkak të rritjes së çmimit. E Agjencia e OKB-së vuan nga mungesa e vazhdueshme e parave, sepse nuk ka një buxhet fiks. Ajo mbështetet në donacionet e qeverive.

BE do të blejë drithëra në mbarë botën

“Si t’i kompensojmë të korrat e pakësuara nga Ukraina? Si ta zëvendësojmë ushqimin, drithin që mund të mos prodhohet më në Ukrainë? Ne duhet të veprojmë tani,”-tha kreu i WFP.

Nuk është hera e parë që Bashkimi Evropian dhe Franca dëgjojnë paralajmërimet urgjente të David Beasley dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por lufta në Ukrainë e bën situatën shumë dramatike. Prandaj, qeveria franceze dhe Komisioni i BE-së duan të bashkojnë të gjithë aktorët deri në fund të qershorit dhe të krijojnë atë që zhargoni burokratik i BE-së e quan një “mekanizëm mobilizimi”. Ky është një lloj ekipi krize që do të blejë drithë në mbarë botën dhe do të mbledhë shumë donacione për Programin Botëror të Ushqimit.

“Komisioni tani do ta trajtojë problemin së bashku me vendet anëtare të BE-së. Së pari me masa emergjente dhe më pas duam të shkojmë në rrënjë të problemit dhe të përpiqemi t’i afrojmë të gjitha palët, pra organizatat e ndihmës, punonjësit humanitarë, donatorët dhe shtetet e prekura”, premtoi Komisioneri i BE-së për Ndihmën në raste të Fatkeqësive, Janez Lenarcic në takimin në Romë. Megjithatë, ai e lë të hapur mundësinë e funksionimit.

As ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, i cili aktualisht mban edhe presidencën e BE-së, nuk dha shifra specifike për paratë e ndihmës. “Është e rëndësishme të veprohet tani në mënyrë që të shmangim një skenar emergjence në të ardhmen. Nëpërmjet mekanizmit të mobilizimit, ne duhet të parandalojmë një krizë ndërkombëtare që do të ishte shkatërruese për botën.”

Kriza ushqimore i shtyn njerëzit të ikin

Nuk bëhet fjalë vetëm për eksportet e drithit, por edhe për plehrat, për shembull. Rreth 40 përqind e plehrave artificiale të përdorura në mbarë botën deri më tani ka ardhur nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia. Sundimtari bjellorus Alexander Lukashenko tha gjatë një vizite në Rusi se mungesa e eksporteve të plehrave mund të çojë shpejt në një krizë globale urie. Ai fajësoi sanksionet e vendosura nga shtetet perëndimore. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian e hodhi poshtë këtë. Jo sanksionet, por sulmi rus ndaj Ukrainës, që shkaktoi sanksionet dhe bllokadat e porteve, është shkaku i krizës.

Organizata Botërore e Tregtisë parashikon se lufta dhe sanksionet mund të përgjysmojnë vëllimin e tregtisë botërore. Evropa do të goditet rëndë, por efektet do të jenë dramatike për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ku do të ketë rritje masive të çmimeve për ushqimin dhe vajin, ndër të tjera.

Kjo krizë e parashikuar ushqimore mund të çojë në lëvizje të reja refugjatësh, paralajmëroi drejtori i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley. “Në jug të Evropës, nga Deti i Kuq në Atlantik, 500 milionë njerëz jetojnë në kushte shumë të pasigurta. Etiopia, Sudani dhe Somalia, për të përmendur disa, janë në situatë të rëndë. Ato po përjetojnë një thatësirë të madhe. Gjëja e fundit që na duhet është që miliona të tjerë të ikin nga Afrika Jugore apo Lindja e Mesme, përveç katër milionë refugjatëve në Ukrainë.”

Edhe në Ukrainë, furnizimi me ushqim do të përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Kjo është arsyeja pse Programi Botëror i Ushqimit po përgatitet të sigurojë ushqim për miliona njerëz në Ukrainë, një vend me tokën më pjellore në botë. “Si ta bëjmë këtë? A duhet të marrim diçka nga fëmijët e uritur në Afrikë për t’ua dhënë fëmijëve të uritur në Ukrainë? Apo anasjelltas?” pyeti David Beasley pas bisedimeve me përfaqësuesit e BE-së dhe Francës në Romë./DW



Ju sugjerojmë

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

18 Qershor, 2025 8:12 pm
Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
Bota

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

18 Qershor, 2025 7:58 pm
Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë
Bota

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

18 Qershor, 2025 7:35 pm
Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë
Politikë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

18 Qershor, 2025 7:21 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

18 Qershor, 2025 7:14 pm
Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni
Bota

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni

18 Qershor, 2025 7:04 pm
Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”
Bota

Tragjedia ajrore në Indi, zbardhet shkaku i rrëzimit të avionit “Boeing 787”

18 Qershor, 2025 6:56 pm
Kush mund ta zëvendësojë Ajatollahun nëse regjimi në Iran përmbyset?
Bota

Kush mund ta zëvendësojë Ajatollahun nëse regjimi në Iran përmbyset?

18 Qershor, 2025 6:37 pm
Ministri Balla në Strasburg: Në shtator nisim punën për reformën zgjedhore!
Politikë

Ministri Balla në Strasburg: Në shtator nisim punën për reformën zgjedhore!

18 Qershor, 2025 6:37 pm
Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç
Rajoni

Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç

18 Qershor, 2025 6:28 pm
Para
50 ditë që nga fillimi i pushtimit rus, lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re

50 ditë që nga fillimi i pushtimit rus, lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë

SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Tahirin, të dënohet për të gjitha akuzat
















TE FUNDIT

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
18 Qershor, 2025

Irani ka vendosur kufizime të përkohshme në qasjen në internet në gjithë territorin e vendit. Lajmi u konfirmua nga Ministria...

Lexo më shumë

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
18 Qershor, 2025

Ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që presidenti Donald Trump mund ta marrë në lidhje me Iranin,...

Lexo më shumë

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë
18 Qershor, 2025

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, ka deklaruar për Sky News se nuk ka...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë
18 Qershor, 2025

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ishte sot i ftuar në studion e “Përballë Lajmit”, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com