Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia përfundon evakuimin e civilëve nga Kherson



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 28/10/22 |
Opi Nion

Autoritetet ruse njoftuan se kanë përfunduar operacionin për evakuimin e civilëve nga qyteti jugor i Khersonit, në prag të një përballje me ushtrinë ukrainase, e cila po avancon në kuadër të kundërofensivë së saj, të nisur prej disa javësh.

Deri tani raportohet se të paktën 70 mijë civilë kanë kaluar brigjet e lumit Dnipro, në atë që Ukraina e cilëson si një deportim të detyruar.

“Jemi duke u përgatitur që të mbrojmë Khersonin”, u shpreh një komandant rus, i cili citoi ministrin Shoigu se të paktën 41 mijë persona nga 300 mijë rezervistët e thërritur nga Putin, tashmë ndodhen në sheshbetejë.

Rajoni jugor i Khersonit ishte një ndër 4 zonat e Ukrainës që u shpallën të aneksuara nga Presidenti Putin një muaj më parë, ndonëse Rusia nuk ka kontroll të plotë në asnjë prej tyre.

Qyteti i Khersonit ishte ndër të parët që ra në duart e rusëve që prej nisjes së ofensivës, por në javët e fundit forcat vendase i kanë rrethuar provincat e tij dhe po përgatiten për betejën finale.

Pas