Bota

Lufta në Ukrainë/ OKB: Po ndez një krizë globale tredimensionale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 04/06/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres,  bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në kohën që lufta në Ukrainë shënoi 100 ditë.

“Përsëris apelin tim për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës, për akses të pakufizuar humanitar për të gjithë ata që kanë nevojë, për evakuimin e sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtjen urgjente të civilëve dhe respektimin e të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare.”- tha Guterres.

Ai tha se konflikti tashmë ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë dhe se lufta “ka rezultuar në shkelje të papranueshme të të drejtave të njeriut dhe po ndez një krizë globale tredimensionale – ushqim, energji dhe financa – që po godet më së shumti njerëz, vende dhe ekonomi vulnerabël”.

Guterres tha se OKB-ja është “e përkushtuar ndaj përpjekjeve humanitare”, por në fund të fundit, negociatat dhe dialogu do të jenë të nevojshme për të zgjidhur konfliktin.

“Sa më shpejt që palët të angazhohen në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte, aq më mirë për hir të Ukrainës, Rusisë dhe botës”- tha ai./Opinion.al

Pas