Bota

Lufta në Ukrainë, nis evakuimi i detyrueshëm nga Donetsk



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 02/08/22 |
Opi Nion

Pas paralajmërimeve të autoriteteve ka nisur dhe evakuimi i detyrueshëm i banorëve nga rajoni i Donetskut.

“Treni i parë mbërriti në Kropyvnytsky në mëngjes,” tha zëvendëskryeministrja ukrainase dhe ministrja për riintegrimin e territoreve të pushtuara përkohësisht, Iryna Vereshchuk. “Kemi evakuuar gra, fëmijë dhe të moshuar, ka pasur shumë njerëz me lëvizje të kufizuar. Të gjithë janë mirëpritur, të gjithë janë ndihmuar”.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Ukrainës, midis 200,000 dhe 220,000 banorë do të duhet të evakuohen në ditët në vijim.

Më herët, presidenti Zelensky paralajmëroi se ushtria ruse po përgatitet për të nisur një ofensivë të re në qytetet lindore të Ukrainës.

Pas