Bota

Lufta në Ukrainë, Gjermania rrit shpenzimet për mbrojtjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 27/02/22 |
Opi Nion

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar se Gjermania do të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen duke filluar nga ky vit.

Duke folur në një seancë urgjente të parlamentit gjerman, ai tha se 100 miliardë euro (113 miliardë dollarë) do t’i shtohen buxhetit ushtarak të Berlinit këtë vit.

Kjo do të thotë se Gjermania do të shpenzojë tani më shumë se 2% të GDP-së së saj vjetore për mbrojtjen, një objektiv i kahershëm i NATO-s që vendi më parë nuk ka arritur ta përmbushë.

Ky vendim është i fundit i marrë në një varg ndryshimesh politike të shpallura nga Gjermania në ditët e fundit, duke përfshirë vendimin e saj për të dërguar armë në Ukrainë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se bota ka “hyrë në një epokë të re” pas pushtimit rus të Ukrainës dhe se “nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit”./Opinion.al

Pas