Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan 93 nga 141 dronët e nisur nga Rusia gjatë natës.
Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se 47 nga dronët ishin “humbur”, duke përmendur përdorimin e sistemeve të luftës elektronike për të ridrejtuar dronët rusë. Sakaq forcat ajrore ukrainase bëjnë me dije se dy nga dronët e humbur janë kthyer në Rusi.
Nga ana tjetër pala ruse njoftoi sot se ka rrëzuar 31 dronë ukrainas që synonin objektet industriale.
“Mbrëmë, sistemi i mbrojtjes ajrore shkatërroi 31 dronë ukrainas. Të gjithë dronët janë neutralizuar. Nuk ka viktima apo dëme ”, thuhet në njoftimin e ministrisë.