Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Ukrainë dhe ndikimi rus në Ballkan

2022/08/26 at 7:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lufta në Ukrainë dhe ndikimi rus në Ballkan

Tradicionalisht Ballkani ka qënë objektiv i Rusisë për të shtrirë sferën e influencës. Por analistët thonë se lufta në Ukrainë i ka shtuar aktivitet e Moskës për të ripërtërirë ndikimin në Ballkan duke shfrytëzuar varësinë ekonomike dhe lidhjet e rëndësishme historike, kulturore dhe fetare.


Zëri i Amerikës mori mendimin e dy analistëve të çështjeve evropiane lidhur me ndikimin rus në Ballkan, Dr. Andi Hoxhaj me Universitetin Warwick në Britaninë e Madhe dhe Dr. Adrian Brisku me Universitetin Çarls në Republikën Çeke.

Një kundërshtare e ashpër e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian të vendeve të ish-Jugosllavisë, Rusia po luan një rol drestruktiv në Ballkan, thonë analistët. Propaganda ruse ka gjetur strehë në Serbi ndërsa ekonomia e atij vendi varet nga gazi rus.

“Rusia ka një ndikim të madh në Serbi, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë. Kryesisht në Serbi ata (Rusia) kanë gati 100% të gazit, duke ushtruar influencë. Kanë investim të madh edhe në fusha të tjera si telekomunikacioni dhe infrastruktura”, thotë për Zërin e Amerikës Dr. Andi Hoxhaj me Universitetin Warwick në Britaninë e Madhe.

Megjithëse investimet e Bashkimit Evropian janë shumë herë më të mëdha, Rusia vazhdon të ketë një influencë shekullore kulturore dhe politike, që ka dalë në pah edhe më shumë pas agresionit rus në Ukrainë, thotë zoti Hoxhaj.

“Përtej influencës që ata kanë, sidomos Rusia, apo tani kemi edhe Kinën si lojtar, këto vende kanë shtuar fuqinë e butë. Bashkimi Evropian nuk është treguar shumë i vëmendshëm ndaj këtij mekanizmi. Rusia jep bursa pa fund. Madje edhe në Shqipëri ka dhënë deri në 50 bursa për të studiuar në Moskë. Në qoftë se i krahasojmë, Britania e Madhe, jo më pak se para dy vjetësh, vetëm katër bursa jepte. Gjithashtu edhe Fullbright-i. Por tani (vendet perëndimore) janë rizgjuar pas luftës (në Ukrainë) dhe po i kushtojnë më shumë vëmendje”.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës Dr. Adrian Brisku me Universitetin Çarls në Republikën Çeke, thotë se në aspektin gjeopolitik Rusia ka ndjekur për shumë dekada një politikë të jashtme aktive, sidomos pas ardhjes në pushtet të presidentit rus Vladimir Putin, duke vënë në shënjestër vende të caktuara.

“Ato ndikime, apo preferenca, janë për Serbinë apo Republikën Serbska. Ky ndikim tani është shtuar më shumë për këto dy shtete në Ballkanin Perëndimor”.

Një aleate e vjetër e Rusisë, Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Kremlinit, ndonëse thekson synimin për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian.

“Presidenti Vuçiç ka qënë deri diku i favorizuar për sa i përket mbajtjes së qëndrimit midis Moskës dhe BE-së, për shkak se shumë nga vendet e Bashkimit Evropian kanë mbajtur një qëndrim të butë ndaj Moskës. Kjo doli në pah pas luftës në Ukrainë ku shumë vende të BE-së nuk donin që Rusisë t’i viheshin sanskione të forta. ‘Miqtë’ në Bashkimin Evropian e kanë mundësuar Vuçiçin që të mbajë këto dy pozicione”, thotë për Zërin e Amerikës Dr. Andi Hoxhaj.

Hulumtuesi Adrian Brisku thotë për Zërin e Amerikës se Presidenti Aleksandar Vuçiç po ndjek politikën e vjetër të ish-Jugosllavisë me dy kahje, drejt Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa lufta në Ukrainë ka shtuar vëmendjen e demokracive perëndimore ndaj Ballkanit.

“Franca bëri një lëvizje qendrore në ecjen e shpejtë të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që kishin ngecur. Kjo tregon vëmendjen e Bashkimit Evropian për perspektivën për të mos lënë një boshllëk gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, duke adresuar kritikat ndaj bllokut por edhe ndaj Shteteve të Bashkuara. Kjo në njëfarë mënyre ka zgjuar këtë interes sepse nuk është vetëm Rusia në fakt por është edhe Kina dhe kjo shihet si një garë”, thotë zoti Brisku.

“Investimet e Kinës janë kryesisht në aeroporte, telekomunikacion, hekurudha, rrugë dhe janë shtirë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Shqipërinë dhe Kosovën. Turqia së bashku me Emiratet e Bashkuara kanë filluar të investojnë, jo vetëm në fushat kulturore por edhe në sektorë strategjikë, sidomos në telekomunikacion dhe infrastrukturë, këtu bëhet fjalë për Shqipërinë”, thotë për Zërin e Amerikës zoti Hoxhaj.

Dr. Adrian Brisku, me Departamentin e Studimeve Ruse dhe të Evropës Lindore në Universitetin Çarls të Republikës Çeke thotë se propaganda dhe dezinformimi po luajnë rol.

“I vetmi ndikim i madh që ka Rusia është ndikimi gjeopolitik dhe instrumentet hibride si fushatat e dezinformimit. Në vitin 2020 Vuçiçi e pranoi ndikimin e madh që ka Sputniku, si një nga rrjetet mediatike të fuqishme në Serbi, që luan rolin e krijimit të qasjeve alternative përkundrejt politikës së Bashkimit Evropian”.

Përpjekjet në Ballkan, duke patur parasyshë tensionet e fundit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, janë pjesë e një lufte hibride, thonë analistët, dhe një rol të madh po luan dezinformimi i opinionit publik, në disa raste nga figura të larta të politikës./ VOA



Ju sugjerojmë

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

13 Maj, 2025 1:40 pm
Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari
Aktualitet

Dalin rezultatet e para të votave preferenciale në Mirditë, kryeson ish-gjyqtari

13 Maj, 2025 1:31 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

13 Maj, 2025 1:13 pm
Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim
Aktualitet

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

13 Maj, 2025 1:03 pm
Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
Aktualitet

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

13 Maj, 2025 1:00 pm
Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
Kryesore

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

13 Maj, 2025 12:46 pm
Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
Aktualitet

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

13 Maj, 2025 12:40 pm
Para
“Duhet parandaluar falimentimi i Shqipërisë”, Meta: Rama i pamëshirshëm në vjedhje

Gjendja Civile i kthen përgjigje SPAK-ut për Metën

Pse ndahen miqtë?

Pse ndahen miqtë?

Pas kësaj ore nuk duhet të pini kafe

Pas kësaj ore nuk duhet të pini kafe
















TE FUNDIT

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
13 Maj, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë protestë në ditën kur pritet të zhvillohet Samiti i...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
13 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u diktuan...

Lexo më shumë

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
13 Maj, 2025

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi ka publikuar sot masat e marra nga Policia e Shtetit,...

Lexo më shumë

Tiranë/ Përplasen vëzhguesit gjatë numërimit të votave në një KZAZ, ndërhyn policia

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
13 Maj, 2025

Disa vëzhgues përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njëri tjetrin gjatë procesit të numërimit të votave në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com