Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Ukrainë/ Basha: Do ndikojë negativisht në ekonomi, qeveria të marrë masa

2022/02/28 at 5:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Ukrainë/ Basha: Do ndikojë negativisht në ekonomi, qeveria të marrë masa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit dhe mbi planin e masave që ka ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Sipas tij agresioni rus në Ukrainë pritet të ndikojë negativisht në ekonomi.

Më tej, Basha tha se në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore dhe të karburanteve.

 “Por është e qartë për të gjithë, se agresioni rus ndaj Ukrainës pritet të ndikojë negativisht në ekonomi, nga çmimet e drithërave dhe vështirësimi i sigurimit të tyre, tek çmimi i karburanteve, dhe për rrjedhojë edhe i produkteve dhe shërbimeve të tjera. Për këtë arsye sot i bëj thirrje qeverisë shqiptare të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit, mbi planin e masave apo për masat që ka ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, të cilat edhe ne kushtet aktuale e kanë të vështirë të përballojnë nevojat bazë. Gjendja ekonomike e shqiptarëve, edhe përpara zhvillimeve të fundit është e qartë për të gjithë. Sipas të dhënave, më shumë se gjysma e popullsisë ne vend sot e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre. Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve, ndodhemi përballë kërcënimit që vështirësitë në të cilën familjet shqiptare ndodhen, të thellohen edhe më shumë. Prandaj është parësore dhe duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore dhe të karburanteve, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Rritja e mëtejshme e cmimit të karburanteve, që prej kohësh është bërë i papërballueshëm, do të ketë po ashtu pasoja të menjëhershme te cdo familje dhe sipermarrës. Prandaj duhet menjehere marrja e masave për të lehtësuar kostot shtesë”, tha Basha.

Ndër të tjera kryedemokrati bëri të ditura dy masat e propozuara nga Partia Demokratike.

“1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe

2. heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

Ndonëse kjo situatë vjen prej zhvillimeve jashtë vendit,  është detyrë e  menjëhershme e qeverisë të marrë masa, dhe të bëjë transparencë duke informuar qytetarët, pa asnjë vonesë, sepse  ndërkohë mediat kanë nisur të raportojnë blerjet masive të produkteve bazë nga qytetarët. Paniku nuk ndihmon në këtë situatë, e vështirëson atë. Prandaj duhet menjëherë, veprim, transparencë dhe informacion nga qeveria”, tha Basha.

Ju sugjerojmë

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Para
Në mes të luftës, Zelensky firmos aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Në mes të luftës, Zelensky firmos aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Britania e Madhe: Udhëheqim përpjekjen për të pezulluar Rusinë në Interpol

Britania e Madhe: Udhëheqim përpjekjen për të pezulluar Rusinë në Interpol

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë, do rikthehen në një raund të dytë

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë, do rikthehen në një raund të dytë

TE FUNDIT

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
28 Janar, 2026

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë,...

Lexo më shumë

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
28 Janar, 2026

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
28 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t'i shfuqizuar masën e "arerstit në burg". Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit...

Lexo më shumë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com