Bota

Lufta në Ukrainë, avionë francezë nisin fluturimet stërvitore në Bosnjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 05/03/22 |
Opi Nion

Franca do të kryejë fluturime stërvitore me avion të shpejtë mbi Bosnjë. Lajmi është bërë i ditur nga Forca paqëruajtëse e Bashkimit Europian në Bosnjë, Eufor.

Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle aktualisht po kryen trajnime operacionale në Detin Mesdhe. Që nga e hëna e 7 marsit avionic Rafale do të kryejë fluturime në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën”,-thuhet në deklaratë.

Ky lajm vjen pasi BE javën e kaluar njoftoi se po rriste forca e saj në Eufor për të parandaluar paqëndrueshmërinë e mundshme pas pushtimit të Ukrainës.

Bosnja po përballet me një separatise serbe të Bosnjë, e cila duke se ka marrë mbështetje nga Moska, raportojnë mediat e huaja. Ashtu si Ukraina edhe Bosnja prej kohësh ka bërë thirrje të bashkohet me NATO-n.

Moska tha në mars të vitit të kaluar se do të reagonte nëse Bosnja do të ndërmerrte hapa drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.Serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi Milorad Dodik, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë NATO-s, shkruajnë mediat e huaja.

Dodik, i cili është anëtar serb i presidencës trepalëshe të vendit, ka iniciuar krizën më të keqe politike të Bosnjës që nga fundi i luftës së saj në vitet 1990, duke sfiduar institucionet shtetërore si pjesë e përpjekjes për një kohë të gjatë të serbëve për t’u shkëputur dhe përfundimisht për t’u bashkuar me Serbinë fqinje.

EUFOR, i cili zëvendësoi trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje në vitin 2004, përbëhet nga rreth 3,500 personel – 600 prej tyre aktualisht të dislokuar në vend.

Pas