Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Ukrainë/ A po e sfidon Putini ultimatumin e Trumpit?

2025/07/30 at 9:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha më 29 korrik se afati për Rusinë që të bëjë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë është “10 ditë nga sot”, përndryshe ai do të vendosë tarifa dhe masa të tjera ndaj Moskës.


“Dhjetë ditë nga sot. Dhe pastaj do të vendosim tarifa e gjëra të tjera”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, teksa po kthehej në Uashington pas një vizite në Skoci.

“Nuk e di nëse ky afat do ta ndikojë Rusinë, sepse ai [presidenti rus, Vladimir Putin] me gjasë dëshiron ta vazhdojë luftën. Por ne do të vendosim tarifa dhe masa të tjera përkatëse. Mund të mos e ndikojnë, por edhe mundet”, shtoi ai.

Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini dhe një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse ndaj qyteteve ukrainase, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme ta sfidojë atë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, dha një përgjigje të shkurtër më 29 korrik, duke thënë se Kremlini “është në dijeni” të deklaratës së Trumpit, pa dhënë hollësi të tjera. Ai shtoi se nuk do të komentonte asnjë deklaratë tjetër të Trumpit, sipas së cilës “nuk është më i interesuar” për bisedime me Putinin.

Sipas analistit politik Boris Pastukhov, kjo ishte një përgjigje e shkurtër nga Kremlini.

“Putini po pret”, tha ai për televizionin Current Time të Radios Evropa e Lirë.

“Që ta dijë se çfarë të thotë, atij i duhet ta kuptojë saktësisht se si Trumpi planifikon të sillet”.

Trump shpesh ndryshon afatet, veçmas kur bëhet fjalë për tarifat.

Në këtë rast, ai tha se po shkurtonte afatin sepse “kur merresh me dikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të bëjnë ata, apo nuk do të bëjnë”.

Jo vetëm që mbetet e paqartë nëse Trumpi do ta ndryshojë sërish afatin, por gjithashtu nuk është e sigurt se çfarë masash do të ndërmarrë nëse vendos të veprojë.

Tarifat ndaj mallrave ruse do të kishin pak ndikim, pasi Rusia gjithsesi eksporton shumë pak në Shtetet e Bashkuara. Është një stuhi që Kremlini mund ta përballojë.

Sanksionet dytësore do ta rrisnin ndjeshëm nivelin e përplasjes – jo vetëm në raportet e Trumpit me Putinin, por edhe në marrëdhëniet e tij me vende si Kina dhe India, të cilat kanë ndihmuar në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë përmes blerjes së naftës ruse.

Pastukhov tha se Putini tashmë po i mban kartat afër vetes dhe po pret që Trumpi të bëjë lëvizjen e tij.

“Trumpi nuk është i paparashikueshëm vetëm për njerëzit e zakonshëm. Ai është i paparashikueshëm edhe për Kremlinin. Ata nuk e dinë se çfarë të presin prej tij, prandaj po e rezervojnë lëvizjen e radhës”, tha ai.

Teksa Kremlini po hesht, mediat ruse dhe zyrtarët më të ulët po përsërisin frazat e zakonshme.

Gazeta Komsomolskaya Pravda shkroi se qasja e Trumpit mund të jetë e mirë për trajtimin e “konflikteve rajonale”, por nuk mund të aplikohet për Rusinë apo Kinën.

Po ashtu, ish-presidenti Dmitri Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, shkroi se “Rusia nuk është as Izrael e as Iran” dhe paralajmëroi Trumpin të mos “luajë lojën e ultimatumeve me Rusinë”.

Kur Trumpi tha se po e shkurtonte afatin, ai theksoi se ishte “shumë i zhgënjyer” me Putinin – shprehje që e kishte përdorur edhe kur kishte shpallur ultimatumin fillestar.

Në atë kohë, analistët po ashtu kishin thënë se nuk prisnin që Putini të ndryshonte qasje për shkak të kërcënimeve të Trumpit.

“Kina dhe India janë dy përfitueset kryesore të eksporteve të energjisë nga Rusia, dhe pritja që ato do ta shtyjnë Putinin të ndalë luftën brenda 50 ditësh duket naive”, shkroi Michael McFaul, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford dhe ish-ambasador i SHBA-së në Rusi gjatë viteve 2012–2014, në revistën Time.

Sipas mendimit tim është e qartë që Putini nuk dëshiron armëpushim, të paktën jo derisa të marrë kontrollin e të gjitha rajoneve që janë të përcaktuara si ruse në versionin e tij të Kushtetutës”, tha Dmitry Gudkov, ish-ligjvënës opozitar në Parlamentin rus për Current Time më 16 korrik.

Deklaratat më të fundit të Trumpit u pasuan nga një tjetër natë me sulme ajrore mbi caqe në Ukrainë, përfshirë një spital në Kamjansk dhe një burg në rajonin e Zaporizhjës, ku të paktën 17 persona u vranë.

Mediat ruse më 28 korrik theksuan se Rusia do të vazhdojë të shtyjë përpara në fushëbetejë.

Në mes të heshtjes së Kremlinit, si veprimet ashtu edhe diskursi publik i Rusisë mbeten të pandryshuara nga ultimatumi i ri./REL



Ju sugjerojmë

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
Aktualitet

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

30 Korrik, 2025 10:28 pm
Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
Bota

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

30 Korrik, 2025 9:59 pm
Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
Aktualitet

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

30 Korrik, 2025 9:40 pm
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
Rajoni

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

30 Korrik, 2025 9:28 pm
Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
Aktualitet

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

30 Korrik, 2025 9:07 pm
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Para
The Horn Book/ Elizabeth Miller: Zbulimi im i Shqipërisë dhe fëmijët që ndihmova

The Horn Book/ Elizabeth Miller: Zbulimi im i Shqipërisë dhe fëmijët që ndihmova

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes: Vetëm një vatër zjarri aktive në të gjithë vendin

Tërmeti goditi Rusinë, Hawaii shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të cunamit

Tërmeti goditi Rusinë, Hawaii shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të cunamit
















TE FUNDIT

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
30 Korrik, 2025

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te lufta kundër korrupsionit një nga temat...

Lexo më shumë

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
30 Korrik, 2025

Në qytetin Tanba të prefekturës Hyogo në Japoni, temperaturat arritën në 41,2 gradë Celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej...

Lexo më shumë

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
30 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi projektet e investimeve në...

Lexo më shumë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
30 Korrik, 2025

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com