Bashkimi Europian ka vendosur tu vijë në ndihmë Greqisë dhe Shqipërisë për të përballuar situatën e zjarreve
Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) ka mobilizuar menjëherë burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Greqinë dhe Shqipërinë.
Kjo mbështetje përfshin 2 avionë nga Italia, një helikopter nga Franca dhe një helikopter të ofruar nga Serbia si dhe zjarrfikëse nga Çekia, Franca, Italia, Rumania e Serbia.
Mbështetja për Shqipërinë përfshin 1 avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania me kapacitet 6 ton ujë. Avioni do të vendoset në 14 gusht.
Ndërkohë Komisioni po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme sipas nevojës.