Bota

Lufta kundër Rusisë, SHBA: Do lëvizim tokën dhe qiellin për të ndihmuar Ukrainën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 26/04/22 |
Opi Nion

“SHBA dhe aleatët do të lëvizin ‘qiellin dhe tokën’ për të ndihmuar Ukrainën”. Kështu është shprehur sekretari amerikan i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin.

Duke folur në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore, sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua të “ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën kundër pushtimit të padrejtë të Rusisë dhe të ndërtojë mbrojtjen e Ukrainës për sfidat e së nesërmes”.

Austin tha: Siç e shohim këtë mëngjes, kombet nga e gjithë bota qëndrojnë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të Rusisë. Ukraina beson qartë se mund të fitojë dhe po ashtu edhe të gjithë këtu.

SHBA është tashmë furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën dhe Austin tha se Uashingtoni do të “vazhdojë të lëvizë qiellin dhe tokën në mënyrë që ne të mund të përmbushim” nevojat e Kievit.

Pas