Rajoni

Lufta kundër koronavirusit, SHBA ndihmon Kosovën me 1.1 milion euro


               Publikuar në : 08:13 - 28/03/20 |
el ida

Departamenti amerikan i Shtetit e ka ndihmuar Kosovën me 1.1 milion euro për të luftuar koronavirusin.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe u përshendet nga qeveria në largim e Kosovës .

“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro. Përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatën për media të qeverisë në largim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar më 26 mars se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë afro 274 milionë dollarë fonde humanitare për të ndihmuar vendet e rrezikuara në luftën kundër koronavirusit.

Momentalisht sipas shifrave zyrtare, në Kosovë janë 88 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën./Opinion.al

Pas