Shtatë shqiptarë të tjerë janë kthyer nga Tel Avivi pas luftës së nisur mes Izraelit dhe Hamasit.
Ministria e Jashtme ka njoftuar se 7 shqiptarët, mes të cilëve edhe një i mitur, u kthyen përmes një fluturimi nga Tel Avivi në Shkup të koordinuar nga Maqedonia e Veriut.
Pas mbërritjes në Shkup, 7 shtetasit janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre./Opinion.al