Të paktën 19,667 persona kanë humbur jetën që nga 7 tetori në Gaza. Shifrat janë bërë publike nga ministria e Shëndetësisë, e cila kontrollohet nga Hamasi.
Sipas ministrisë, 52,586 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve në enklavë. Shifrat e reja janë publikuar në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar vijon të apelojë për një pauzë të luftimeve në mënyrë që të krijohet mundësia edhe për kalimin e ndihmave humanitare.
Kujtojmë se në Gaza luftohet prej 10 javësh pas një sulmi të paprecedent nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor. Gjatë këtij sulmi, të paktën 1 200 persona, shumica prej të cilëve civilë, u vranë dhe 240 të tjerë u morën peng.