Bota

Lufta e kartelëve, gjenden 44 trupa të copëtuar në një pus


               Publikuar në : 10:07 - 15/09/19 |
Al Do

Ekspertët mjekoligjorë kanë zbuluar 44 trupa njerëzish në një pus në shtetin Jalisco në Meksikë.

Trupat  e gjetur të coptuar ishin fshehur në 119 çanta të zeza. Mbetjet u zbuluan pasi banorët e zonës filluan të ankoheshin për erën e rëndë.

Pjesa më e madhe e trupave ishin të prerë, kështu që autoritetet duhej të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar ato. Shumë pjesë trupi ende mbeten të paidentifikuara.

Jalisco është zemra e një prej kartelëve më të dhunshëm të drogës në Meksikë, Cártel de Jalisco Nueva Generación, dhe kjo është gjetja e dytë më e madhe e trupave në shtet këtë vit. Për kontrollin e territorit luftojnë kartelet Los Zetas, La Resistencia dhe  La Nueva Plaza.

Një organizatë lokale që kërkon njerëz të zhdukur ka bërë thirrje qeverisë të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në identifikimin.

Ata thonë se departamenti i mjekësisë ligjore është mbingarkuar dhe nuk ka aftësitë e nevojshme për të përfunduar operacionin. /Opinion.al

Pas