Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta dhe diktatura, Rama paralajmëron Agron Tufën

2019/05/05 at 12:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta dhe diktatura, Rama paralajmëron Agron Tufën

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debatin e ditëve të fundit në lidhje me çështjen e historisë së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Rama në këtë 5 maj përmendi drejtpërdrejt Drejtorin e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, për të cilin tha se paguhet nga taksat e shqiptarëve.


“Duke mos lejuar që në emër të studimeve të krimeve të komunizmit të cënohet një fije floku, cilitdo që mori armët për të luftuar fashistët dhe nazistët në luftën anti-fashiste nacional çlirimtare.
Dhe në këtë aspekt qëndrimi im është shumë i qartë dhe i palëkundur. Çfarë ndodhi dhe si ndodhi në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor të vitit 1944 nuk mund të jetë kurrë objekt i një instituti që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit të Shqipërisë të bëjë të gjitha vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo me shkeljen e ligjit. Në raport me dobinë apo me dëmin e shkaktuar nga një i tillë institut”, deklaroi Rama.

Por përse është hapur ky debat?

Libri “Krimet e Komunizmit”, shkruar nga Çelo Hoxha, bëhen përgjegjës drejtuesit e fomacioneve partizane për krimet e luftës. Në librin që përkon me periudhën 1941-1945 janë publikuar 265 emra, të cilët, sipas autorit të librit, janë përgjegjës për “krimet e luftës” së asaj kohe. Ky libër është botuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, i drejtuar nga Agron Tufa, e që si nënkryetar ka Çelo Hoxhën, autorin e librit.

Kjo “listë e zezë” dhe periudhën që ka përfshirë ka ngjallur zemërimin e deputetit Spartak Braho.

Në mbledhjen e datës 2 prill, në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku në shqyrtim ishte projektrezoluta për veprimatarinë e ISKK-së për vitin 2018, deputeti socialist ka kërkuar shkarkimin e Agron Tufës. Braho ka akuzuar Tufën për mënyrën e drejtimin të institucionit, botimet e së cilës sipas tij janë “të paligjshme” dhe vetë Instituti është kthyer në “seksion të Ballit Kombëtar”. Tufa, sipas Brahos po “nxin” historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimitare dhe heronjtë e saj.

Por vet Tufa nuk e ka lënë me kaq replikën e Spartak Brahos. Ai e ka akuzuar atë se ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në një postim në rrjetin e tij Facebook, Tufa ka shkuar edhe më tej, duke publikuar një dokument që tregon dënimin kapital të dhënë nga Spartak Braho gjatë periudhës komuniste. Braho ka vijuar replikën, duke e akuzuar atë dhe Gazment Kapllanin si vrasës me pagesë.

Pas ditësh të tëra akuzash dhe kundërakuzash me tone të forta, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka hedhur në gjyq Brahon, që e konsideron si “çanta e zezë” me akuzën “krime kundër njerëzimit”.

Agron Tufa thotë se ka dokumente dhe fakte për krimet e kryera nga partizanët dhe gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ai pretendon se gjatë ushtrimit të detyrës së tij është intimiduar dhe kërcënuar nga persona publikë. Zoti Tufa ka bërë një padi penale ndaj këtij të fundit dhe disa personave të tjerë, përfshi këtu edhe zotin Braho. /Opinion.al

Etiketa: agron tufaÇelo Hoxhaspartak braho


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Sqarimi i tri çështjeve nga Ahmet Zogu para Asamblesë Kombëtare

Ahmet Zogu shpallet “shpëtimtar i kombit” nga senati shqiptar

Papa Françesku arrin në Bullgari, pritje e ftohtë e Kishës Ortodokse

Papa Françesku arrin në Bullgari, pritje e ftohtë e Kishës Ortodokse

Tabelat në gjuhën greke, a ka një përgjegjës? ARRSH vetëm konstaton

Tabelat në gjuhën greke, a ka një përgjegjës? ARRSH vetëm konstaton
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}