Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lufta Balluku- Qato, prishje e pazarit për tenderin Kardhiq – Delvinë”

2019/09/20 at 12:23 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lufta Balluku- Qato, prishje e pazarit për tenderin Kardhiq – Delvinë”

Partia Demokratike këtë të premte ka argumentuar me prova, sipas saj dorëheqjen e drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato.  Në një deklaratë për mediat, ish deputetja Jorida Tabaku tha se Qato dha dorëheqjen pas një konflikti me ministren Belinda Balkuku, si pasojë e prishjes së pazarit për fituesen e tenderit Kardhiq – Delvinë, të dyja në shkelje flagrante të ligjit.

“Lufta gati 2 mujore për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë vuri përballë Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtoren e Autoritetit së Rrugëve, Sonila Qato, mes të cilave u prish pazari për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel. Të dyja kompanitë janë kliente të preferuara të qeverisë së Edi Ramës Gjoka Konstruksion, e koncesionit kriminal të Rrugës së Arbrit dhe Vëllezërit Hysa, e njohur si kompania fasadë tek tenderi i parë i Unazës së Re”, tha Tabaku.

Sipas saj këto kompani, ishin të dyja në shkelje të kritereve për konkurrencë të ndershme dhe në këtë tender (Kardhiq – Delvinë) u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.

“Emri i kompanisë “Vëllezërit Hysa” nuk shfaqet askund në tender, por njësoj si me skemën e DH Albanias tek Unaza e Re, ajo ka përdorur 2 kompani të tjera të lidhura me të. Megjithëse kjo është një skemë mashtrimi, e ndaluar me ligj, Sonila Qato e shpalli fitues konsorciumin e kompanive Vëllezërit Hysa, oferta e të cilëve ishte 4 milionë euro më e lartë se konkurentja tjetër. Rreth 1 muaj më parë, Vëllezërit Hysa janë shpallur fitues nga Sonila Qato edhe në një tender tjetër paralel. Bëhet fjalë për tenderin tjetër korruptiv të Unazës së Re. Në mënyrë që të fitonin dy tenderat njëkohësisht, 40 milion euro, me bashkëpunimin kriminal të Sonila Qatos, kompania “Vëllezërit Hysa” përdorën kompani të tjera, duke fshehur identitetin ne tenderin e Kardhiq – Delvinës. Kompanitë që ka përdorur për mashtrim janë Sulova dhe IRCOP, një degë e kompanisë italiane, e hapur pak ditë para tenderit. Dokumentet tregojnë se ato kanë të njëjtën adresë, të njëjtët numra telefoni me kompaninë Vëllezërit Hysa. Ato drejtohen nga të njëjtët njerëz, që punojnë për Vëllezërit Hysa. Kjo është e njëjta skemë mashtrimi si tek Unaza e Re me DH ALBANIA”, tha ish deputetja demokrate.

“Lufta e brendshme u bë akoma më e egër, kur Sonila Qato refuzoi t’i bindej vendimit të KPP-së dhe nisi procedurat për skualifikimin e përsëritur të Gjokës, bazuar mbi dyshimet se edhe kjo kompani kishte mashtruar dhe fallsifikuar dokumentat e tenderit. Bëhet fjalë për falsifikimin me punimet në Rrugën e Arbrit, të cilat kompania “Gjoka Konstruksion” i ka paraqitur në tenderin e Kardhiq-Delvinë si kriter përmbushës për kualifikim. Për këto punime, Gjoka është paguar 23 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës, por një grup inspektimi i Sonila Qatos 10 ditë para anulimit të tenderit, raportoi se Gjoka ka falsifikuar të dhënat dhe nuk i ka kryer këto punime në masën 20% për t’u kualifikuar në tenderin e Kardhiq- Delvinës. Falsifikimi është bërë në bashkëpunim me firmën që mbikëqyr punimet tek Rruga e Arbrit dhe me të cilën Gjoka ka hyrë si ortake në tenderin e Kardhiq-Delvinës. Ky konflikt i hapur interesi është i ndaluar nga ligji “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Ky ligj ndalon çdo lidhje mes firmës që mbikëqyr dhe firmës që mbikëqyret, gjë që është shkelur hapur në rastin e kompanisë Gjoka”, theksoi më tej Tabaku./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori
Kronikë

Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori

4 Nëntor, 2025 11:31 am
Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit
Sport

Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit

4 Nëntor, 2025 11:05 am
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

4 Nëntor, 2025 10:19 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

4 Nëntor, 2025 10:18 am
Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
Aktualitet

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

4 Nëntor, 2025 10:01 am
Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve
Kronikë

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

4 Nëntor, 2025 9:55 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tritol biznesit në Kuçovë

4 Nëntor, 2025 9:18 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut
Bota

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

4 Nëntor, 2025 9:16 am
Para
Kim Kardashian bëhet emotive në ditën e baballarëve, falënderim special për meshkujt e jetës së saj

Vështirësitë e të jetuarit me psoriasis, Kim Kardashian si kurrë më parë

Sakrificat e Sahar ia vlejtën, gratë mund të futen në stadiumet e Iranit

Sakrificat e Sahar ia vlejtën, gratë mund të futen në stadiumet e Iranit

Lindsay Lohan ndahet nga sheiku arab: Mori fund sot

Lindsay Lohan ndahet nga sheiku arab: Mori fund sot

TE FUNDIT

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
4 Nëntor, 2025

Më 28 tetor vendi u trondit nga vrasja me thikë e 42-vjeçarit Keli Hoxha në lagjen “Kala” të Beratit. Autori...

Lexo më shumë

Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori

Aksident në minierën e Martaneshit, humb jetën administratori
4 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Theknës në...

Lexo më shumë

Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit

Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit
4 Nëntor, 2025

Ish-kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka marrë një tjetër rol të rëndësishëm në futbollin italian. Pas rikthimit te “Zonja e Vjetër”...

Lexo më shumë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
4 Nëntor, 2025

SPAK ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Bllakon i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com