Aktualitet

Luciano Moggi po mendon të blejë Dinamon e Tiranës?!!



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:50 - 06/05/16 |
b.f

Prej 24 orësh Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventusit, një nga personazhet më të diskutuara të futbollit europian në vitet e fundit, ndodhet në Shqipëri, ku shoqërohet nga ish-presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj.

Edhe pse Dinamo prej disa sezonesh dergjet në kategorinë e Parë, vazhdon të jetë “pronë” e familjes Sulaj.

Por, zërat e fundit thonë që Moggi ka shprehur interes qe ta menaxhojë ekipin e Dinamos dhe ta bëjë një skuadër fituese dhe në Europë. Ndërkohë, Besnik Sulaj ka pohuar për Top Channel që Moggi ka shprehur interesin për të marrë drejtimin e Dinamos. “Do të sjellë stafin e tij, për të administruar klubin Blu”, ka thënë Sulaj.

Sot, Luciano Moggi ishte në “Elbasan Arena” ku ndoqi takimin e vlefshëm për Kategorinë e parë, atë ndërmjet Elbasanit dhe Dinamos.

/ Top Channel

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas