Deputeti demokrat Luçiano Boçi i ftuar në Këndin e Ekselencës në emisionin “Vila 24”, në një bashkëbisedim me studentët e ekselencës, ka folur edhe për kryeministrin Edi Rama. Si bashkëkohës i tij në kohën kur luante basketboll, deputeti i PD-së, e ka cilësuar Ramën si basketbollits medioker. Sipas Boçit, Rama dinte të gjuante vetëm personale atë që bën edhe sot, ndërsa nuk dinte të kërcente nga vendi.
“Duke parë mënyrën e qeverisjes së tij, ai është komplet mediokër, ashtu siç ishte edhe si basketbollist. Trehapëshin nuk dinte ta bënte. Edhe tani vetëm personale gjuan. I bën gjerat nga vendi. Olsi ka qenë më i talentuar. Olsi ka pasur një dorë të hidhur. Pati probleme me sytë dhe u largua nga basketbolli.”, tha Luçiano Boçi, që në atë kohë luante basketboll me ekipin e Labinotit të Elbasanit, ndërsa kryeministri Rama me Dinamon.