Luana Vjollca së fundmi është kthyer në një personazh shumë të komentuar, sidomos për format e saj bombastike.
Ama prej disa ditësh ajo është në pushime dhe i ka mbushur rrjetet sociale me foto provokuese.
Është një nga moderatoret më seksi në ekranin shqiptar por vitet e fundit është bërë e pranishme edhe në tregun muzikor.
Duket se këtë verë Luana Vjollca nuk di të ndalet.
Pas bashkëpunimit me këngëtarin e muzikës popullore Bujar Qamili nën titullin “Mi dhe flakë mallit tim”, Luana ka publikuar një video të shkurtër në rrjete sociale, ku lajmëron pikërisht se klipin e saj të ri e ka gati dhe pritet t’a publikojë gjatë ditës së sotme.