Luana Vjollca është takuar me Kryeministrin Edi Rama, në premierën “Të gjithë me huqe” në Teatrin Kame në Ibë e cila ishte një rekuiem për aktorin Roland Trebicka e me këtë rast ajo ka bërë edhe një foto me të.
Moderatorja simpatike mesa duket me zor ka pritur të bëjë këtë foto e menjëherë e ka shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale të saj.
Madje ajo i ka bërë “tag” kryeministrit në Facebook me dëshirën dhe shpresën e madhe që ky i fundit ta pranojë.
Por, siç duket Luana ka ngelur me gisht në gojë, pasi kryeministri ka refuzuar ta pranojë “tagu-n” e saj dhe ta ketë foton në faqen e tij në Facebook.