Shënoi gol, goditi traversën dhe la ekipin me 10 lojtarë. Debutimi i sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rei Manaj me ekipin e Barcelona B ka shkuar nga ekstremi në ekstrem.
Në ndeshjen e sotme kundër Prat, 22 vjeçari e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme duke kthyer një 11-metërsh në gol. Disa minuta më vonë ai u tregua sërish i rrezikshëm duke goditur traversën.
Megjithatë Manaj nuk do ta mbyllte pjesën e parë të takimit ashtu si e nisi. Në minutën e 4 shtesë ai shkakton një faull për të cili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë brenda 45 minutave. Megjithëse episodi ishte i diskutueshëm, sulmuesit shqiptar i ka kushtuar shtrenjtë agresiviteti në fushë pasi ekipi i tij duhet të zhvillojë një pjesë loje me 10 lojtarë. /Opinion.al