Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luan Rama largohet nga LSI: Marr përgjegjësinë për humbjen

2021/08/30 at 10:41 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Luan Rama largohet nga LSI: Marr përgjegjësinë për humbjen

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka njoftuar dorëheqjen nga të gjitha postet që mban në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Lajmin e ka bere te ditur vete ai permes nje mesazhi ne Facebook.


Luan Rama shkruan se ky vendim ka ardhur pas humbjes në zgjedhje, teksa thekson se merr përgjegjësinë për humbjen në qarkun e Vlorës.

“Humba në zgjedhje, largohem nga të gjitha funksionet në LSI.

DREJTUESI MBAN PËRGJEGJËSI EDHE KUR NUK ËSHTË PËRGJEGJËS

Pa asnjë mëdyshje, me bindje dhe shumë ndershmërisht, në përputhje të plotë me parimet dhe kodin tim moral dhe politik sipas të cilit, drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, kam vendosur të ndërpres angazhimin tim prej të gjithë funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësitë që më takojnë për humbjen e LSI-së në qarkun e Vlorës.
Rezultati i zgjedhjeve që LSI arriti në qarkun e Vlorës, është nën nivelin e mundësive reale të votuesve që LSI ka në atë qark. Është rezultat i papërligjur politikisht, larg pritshmërive dhe objektivave të përcaktuar.

Për rrjedhojë, pavarësisht rrethanave specifike dhe paradoksalisht penguese prej faktorësh jashtëpolitike që u krijuan në Vlorë, unë nuk mund të justifikohem, edhe pse u përpoqa të punoj ndershmërisht dhe me shumë përkushtim me të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së në qarkun e Vlorës.

Nga sa na jep mundësi të lexojmë sot rezultati që përfundimisht është fiksuar në dokumentat zgjedhore, nuk mjaftoi puna që bëmë.

Nuk mjaftoi as kontributi dhe e gjithë përvoja ime politike e tridhjetë viteve.

Nuk mjaftuan as përpjekjet e mia për të krijuar kohezionin e domosdoshëm shpirtëror në kësi rastesh, duke u ngritur mbi pengesat, intrigat dhe shpifjet e gjithëfarëllojshme, që LSI të arrinte rezultatin që meritonte.

Me sa duket, kultura dhe etika e komunikimit publik, thjeshtësia dhe sinqeriteti në marrëdhëniet brenda partisë dhe të partisë me qytetarët, qytetaria dhe fryma e tolerancës, nuk mjaftuan që unë dhe LSI të votoheshim për ta përfaqësuar Vlorën në Kuvendin e Shqipërisë.

Vendimi im për të ndërprerë angazhimin prej të gjitha funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është në koherencë edhe me frymën dhe përmbajtjen e Programit Politik dhe të Statutit të LSI-së, e cila duke qenë forcë përfaqësuese e rinisë kryesisht, por edhe e më të rriturve me mendësi, mentalitet dhe vizion të ri, duhet të ofrojë modele sjelljesh dhe qasjesh politike që motivohen nga interesi i vendit para atij të partisë në rradhë të parë, dhe nga interesi i partisë para atij të individit më tej.

Sot, 13 vjet pasi unë u bashkova me familjen e madhe me emrin Lëvizja Socialiste për Integrim, kam gjithë të drejtën të ndjehem i lumtur që kam qenë njëri nga pjestarët e kësaj familje, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm dhe shpeshherë përcaktues në historinë politike dhe qeverisëse në Shqipëri, ashtu sikundër ndjehem krenar që emri im asnjëherë dhe për asnjë rast të vetëm, nuk i ka krijuar asnjë kosto dhe asnjë problem LSI-së.

Askush, kurrkund dhe në asnjë rast nuk e ka përdorur dot emrin tim për të përgojuar, për të goditur apo për të përbaltur LSI-në.

Me angazhimin, kontributin, perpjekjen dhe fjalën time modeste, por gjithnjë me zemër, me qytetari dhe pa asnjë hezitim e mëdyshje, jam munduar t’ia shpërblej LSI-së gjithë besimin që më ka dhënë, duke qenë një përfaqësues i denjë i saj, gjithkund ku më është dashur të jem i pranishëm, në forumet e partisë apo në Kuvend, në takimet me qytetarë apo në mediumet intelektuale, brenda apo jashtë vendit.

Kam patur nderim dhe përgjegjësinë, por edhe kam qenë i privilegjuar të ushtroj detyra të larta në forumet drejtuese të LSI-së, si dhe ta përfaqësoj atë në dy legjislatura si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndaj, sot e ndjej gjithashtu për detyrim moral dhe qytetar të falenderoj edhe publikisht ish kryetarin Ilir Meta për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë prej ditës time të parë në LSI e deri në zgjedhjet e vitit 2017, ashtu sikundër shpreh mirënjohje dhe respekt për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila më besoi detyrën e zëvendëskryetarit të partisë dhe punuam sëbashku përgjatë një kohe shumë të vështirë.

Nuk mund të mos falenderoj edhe të gjithë ish kolegët deputetë të LSI-së në të dy legjislaturat, anëtarët e kryesisë dhe të KDK-së dhe të gjithë ata anëtarë të LSI-së dhe LRI-në në të gjithë Shqipërinë, me të cilët më lidhi puna nga Tropoja deri në Konispol, pasi ata ishin frymëzimi dhe guximi për gjithë angazhimet e mia si njëri nga përfaqësuesit e zgjedhur për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më duhet t’i veçoj në mirënjohjen time në këto rradhë, anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë votuesit e LSI-së në qarkun e Vlorës që më pranuan, që më mbështetën, që më mësuan dhe më ndihmuan pa asnjë rezervë duke m’u bërë krah gjithkund e për çdo gjë, pavarësisht se nuk ia dolëm të fitonim në zgjedhje.

Unë atyre ua kam thënë me shumë seriozitet që në takimin tonë të parë, se nga rezultati i LSI-së në Vlorë do të kushtëzohej dhe përcaktohej edhe angazhimi im i mëtejmë në strukturat drejtuese të LSI-së.

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për të gjithë ata, puna e të cilëve ka si komponente të parë mbajtjen e fjalës së dhënë, e gjej veten në legjitimitet të plotë moral, politik dhe qytetar edhe përpara tyre me vendimin që po shpall, duke i siguruar ata dhe votuesit e LSI-së në të gjithë vendin, se ky vendim nuk është akt ikjeje nga LSI dhe as braktisje e saj.

Aq më pak nuk është shitje e blerje. Nuk është tradhëti.

Gjithnjë vjen një kohë kur veçanërisht në angazhimet partiake dhe politike rrethanat, kushtet dhe foktorë të shumtë të imponojnë ndërmarrjen e vendimeve të vështirë.

Unë u gjenda pa dëshirën time përballë kësaj sfide, por me shumë kthjelltësi zgjodha një nga vendimet më të vështirë që më është dashur të ndërmarr ndonjëherë në të gjithë karrierën time politike, i bindur se është ndërkaq vendimi i duhur, vendimi më e drejtë.

Unë do të vazhdoj të jem kontributor dhe votues i LSI-së, për aq kohë sa LSI do të jetë forcë që gjeneron energji dhe ide e që bashkon rreth saj të rinj e të reja, progresistë dhe eurosocialistë, për sa kohë që LSI do të jetë forcë që ofron kontribute për integrimin euroatlantik të Shqipërisë”, shkruan ai./Opinion.al

Etiketa: doreheqjeLSIluan rama


Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
Manastirliu: Mbërrijnë 30,000 doza AstraZeneca, dhuratë nga Letonia

Manastirliu: Mbërrijnë 30,000 doza AstraZeneca, dhuratë nga Letonia

Emrat/Do kryenin vrasje kundrejt pagesës, arrestohen 3 persona në Durrës

Do kryente vrasje me pagesë, lidhja e 35-vjeçarit me bandat e Durrësit

Masa të reja anti-covid? Komiteti i Ekspertëve mblidhet sot

Masa të reja anti-covid? Komiteti i Ekspertëve mblidhet sot
















TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com