Deputeti i PD në Fieri, Luan Baçi tha se ka qenë i qëllimshëm vendimi nga ana e institucioneve që votuesit me mjete identifikimi të skaduara mos të merrnin pjesë.
Në një lidhje për Klan News, ai theksoi se ky vendim do të favorizonte socialistët.
“Po ata qytetarë, banorë të bashkisë së Himarës që kanë qenë jashtë kufijve dhe janë kthyer për të vituar 2-3 ditë para se të bëhet procesi i votimit? Ku do t’i çonin ato kartat? Ku do të aplikonin dhe të faturonin për të prodhuar kartat e reja? Këto janë shfajësimë qe duan të bëjmë dhe i kanë bërë në mënyrë të qëllimtë për arsye se nuk ka pse mos të nxirret një vendim i kryeministrit për lejimin e të gjithë qytetarëve që kanë karta identiteti të skaduara“, tha Baçi.