Një lojë me humor e disa të rinjve në bllok ka përfunduar ndryshe nga sa ata e kishin menduar. Teksa ishin duke shijuar fundjavën dhe lëviznin në bllok me një makinë të tipit BMW, tre të rinj, dy djem dhe një vajzë janë bërë pre e shakasë që kanë krijuar vetë. Njëri prej tyre ka vendosur një maskë si ato që përdorin grabitësit duke u përpjekur të bjerë sa më shumë në sy, por në fakt ka rënë në prangat e skuadrës Shqiponja, si i dyshuar per grabitje.
Pas verifikimeve ata janë lënë të lirë.