Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka takuar këtë të martë me ish-kryetaren e Kuvendit, Topalli. Takimi i dy diplomatëve me deputeten e PD është zhvilluar në një nga lokale e kryeqytetit mesditen e sotme.
Mësohet se Topalli u ka thënë ambasadorëve se PD nuk do i bojkotojë zgjedhjet, shkruan “Panorama”.
Por nuk dihet nëse ky është një qëndrim që e ka marrë tashmë opozita për të mos bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit, apo është opinioni personal i Topallit.
Ndërkohë, lideri i demokratëve është shprehur se nuk do të hyjë në zgjedhje farse dhe nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike.