Me anë të një reagimi në Twitter, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka komunikuar se do dalë kundër ligjit të mbetjeve dhe me 1 tetor do të dalë protestë.
Spahiu abstenoi gjatë votimit në Kuvend të ligjit, ndërsa sot del totalisht kundër tij.
“Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë!”, shkruan Spahiu, që kandidon edhe për kreun e LSI-së.
Shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë kundër ligjit që lijon importin e mbetjeve më 1 tetor. Nga ana tjetër kryeministri ka deklaruar se mbetjet që do të importohen janë të parrezikshme dhe i vijnë në ndihmë fabrikave të riciklimit në vend.